Plas keq në familjen korçare, 44 vjeçari përfundon i plagosur

Një konflikt ka ndodhur këtë pasdite në një familje në Korçë, ku për pasojë është plagosur me mjet prerës një 44-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur brenda qytetit, ndërsa burime nga policia bëjnë me dije se 44-vjeçari, i cili ka qenë në gjendje të dehur, është konfliktuar me familjarët për motive banale dhe më pas është dëmtuar me mjet prerës në bark.

Sipas burimeve spitalore, 44-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e rrethanave.


Shtuar 21.05.2021 18:47