Nxori në pritë Hekuran Billën? Adiola Lakra lë qelinë

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 26-vjeçaren Adiola Lakra, e cila u arrestua pas vrasjes së Hekuran Billës në zonën e Komunës së Parisit.

Lakra u arrestua si bashkëpunëtore në krim pasi dyshohej se nxori në pritë Hekuran Billën, në atentatin ku ai mbeti i vdekur.

Adiola Lakra rezulton të jetë banore e lagjes “28 Nëntori” dhe banesa e familjes së saj ndodhet në rrugën “Dhimitër Kolea” në Rajonin nr.2, edhe pse prej vitesh në atë shtëpi nuk banon më askush nga familja Lakra.

Lakra në moshën 18- vjeçare u shpërngul në Tiranë me familjen e saj teksa ende figuron si banore në shtëpinë në Berat, ku prej vitesh nuk jetën më askush.

Adiola Lakra dyshohet se ka bashkëpunuar me Sebastjan Malin dhe Viktor Markun për ekzekutimin e Hekuran Billës. 26-vjeçarja dyshohet se ka marrë në telefon Hekuran Billën para krimit dhe i ka lënë takim në zonën e Komunës së Parisiti,aty ku edhe po e prisnin vrasësit dhe pas krimit mësohet se ajo ka qenë nën vëzhgimin e policisë për 3 ditë me radhë.

 


Shtuar 11.06.2021 13:07