Njëri rrahu xhaxhain, tjetri gruan, arrestohen dy persona në Tiranë

Policia e Tiranë ka vënë në pranga një 38-vjeçar pasi ka dhunuar xhaxhain e tij dhe një 41-vjeçar pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit:

– D. Xh., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj xhaxhait të tij;
– E. T., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com


Shtuar 14.01.2023 11:36