Korreshi ironizon Ramën: Se mos shkosh pa brekë në plazh

Seanca plenare në kuvend sot është shoqëruar me debate të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës.

Opozita ka kërkuar ndryshim të rendit të ditës, teksa ka kërkuar që i pranishëm në parlament të jetë edhe kryeministri Edi Rama për të dhënë llogari për aferat e inceneratorëve, përfshirë kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e Arben Ahmetajt, si edhe për skandalin e fundit te ministria e Bujqësisë, ku BE njoftoi dje pezullimin e fondeve për Shqipërinë për shkak të korrupsionit.

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, teksa kërkoi që Rama të japë llogari për aferat, me ironi tha se kryeministri nuk është sot në kuvend, pasi ka shkuar në plazh.

“Se mos ka shkuar pa brekë në plazh”, tha Korreshi në Parlament.

Taulant Balla e replikoi, duke e paralajmëruar të bëjë kujdes me fjalorin e tij, për të mos djegur mandatin e deputetit. Balla: Mos e digj mandatin kot. Shko digje nesër në impiantin e Elbasanit./Albeu.com/