Manchester City gati t’i bëjë surprizën e jetës, 10 vite nga goli i titullit të Agueros (VIDEO)

Manchester City po mendon t’i bëjë një dhuratë “të përjetshëme” Kun Agueros për 10 vjetorin e fitimit të titullit të famshëm.

Titulli i para 10 vitete do të mbetet gjatë në historinë e klubit anglez nga mënyra se si u fitua. Ishte ndeshja e fundit e kampionatit dhe Manchester Cityt i duhej me patjetër fitorja për të fituar atë trofe. Dhe Ishte pikërisht Aguero i cili shënoi golin e fitores në minutat e fundit të lojës.

Në muajin maj të këtij viti bëhen 10 vite nga ky moment dhe City ka menduar të nderojë Agueron me një statujë të veçantë në Etihad Stadium, njësoj me atë të David Silva dhe Kompany.

Klubi e ka bërë të ditur këtë gjë dhe vet Aguero ka mbetur i emocionuar./ h.ll/albeu.com


Shtuar 22.02.2022 14:29