Rasti i fundit me COVID-19 në Fier: I infektuari sapo kishte ardhur nga Anglia

Ditën e sotme është regjistruar një tjetër rast me koronavirus në qytetin e Fierit.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shendetësisë.

Mesohet se i prekuri me Covid-19 është një i sapoardhur nga Britania e Madhe, i cili ka shfaqur simptomat e koronavirusit në momentin që është kthyer në Shqipëri.

Pas shfaqjes së shenjave të sëmundjes, fierakut i është bërë tamponi rezultati i të cilit ka dalë pozitiv.


Shtuar 24.06.2020 10:33