Sulmon me armë policinë, rrethohet banesa

E PERDITESUAR – Policia e Shtetit ka konfirmuar ngjarjen e ndodhur në Çorovodë, ku një person pasi ka qëlluar në ajër me armë zjarri, ka shtënë edhe në drejtim të uniformave blu.

Përmes një deklarate, policia shprehet se “rreth orës 20:40, në Skrapar, në lagjen”5 Shtatori”, në katin e parë të një pallati, shtetasi Hekuran Hoxha, rreth 57 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, ka qëlluar disa herë në ajër me armë zjarri”.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe Hoxha kur i ka parë punonjësit e Policisë, ka qëlluar në drejtim të tyre dhe është mbyllur në banesë.

Shërbimet e Policisë kanë marrë masa sigurie dhe kanë rrethuar pallatin, duke i bërë thirrje që të dorëzohet, por deri në këto momente ai nuk i është përgjigjur thirrjeve të Policisë.

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit dhe një grup i negociatave të Reneas”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i policisë:

Skrapar/ Informacion paraprak

Rreth orës 20:40, në Skrapar, në lagjjen”5 Shtatori”, në katin e parë të një pallati, shtetasi H. H., rreth 57 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, ka qëlluar disa herë në ajër me armë zjarri.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe shtetasi H. H., kur i ka parë punonjësit e Policisë, ka qëlluar në drejtim të tyre dhe është mbyllur në banesë.

Shërbimet e Policisë kanë marrë masa sigurie dhe kanë rrethuar pallatin, duke i bërë thirrje që të dorëzohet, por deri në këto momente ai nuk i është përgjigjur thirrjeve të Policisë.

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit dhe një grup i negociatave të Reneas.


Shtuar 28.04.2020 22:09