Dëmtimi “horror” i Brojës, momenti kur sulmuesi shqiptar ulëret nga dhimbjet (VIDEO)

Ylli i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Armando Broja, pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen miqësore të Chelsea me Aston Villa gjatë ditës së diel.

Blutë humbën me rezultat minimal në Abu Dhabi dhe sulmuesi 21-vjeçar e nisi lojën si titullar, por u detyrua të dalë nga fusha mes dhimbjeve të shumta.

Në kërkim të një topi në zonë, Broja u përplas me lojtarin e Aston Villa dhe lëndoi gjurin, ndërsa doli nga fusha me barrelë.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale Broja dëgjohet duke thërritur në dhimbjet, ndërsa vetë trajneri i Chelsea, Graham Potter, konfirmoi se dëmtimi është i rëndë.

@xhakaboom_1 Get well soon Broja❤️?? #brojainjury #armandobroja #chelsea #astonvilla #kneeinjury #getwellsoon #ledimibrojes #lendimi #viral ♬ Originalton – Xhaka

Chelsea pret Bournemouth në kthimin e tyre në Premier League më 27 dhjetor dhe kërkon të bëjë kthesën nga tre humbjet radhazi para pushimit të Kupës së Botës./ h.ll/albeu.com


Shtuar 12.12.2022 15:06