VIDEO/ Jori dhe Olta shoqe? Ish-banoret e Big Brother takohen jashtë shtëpisë, nuk i “shpëtojnë” trendit të TikTok-ut

Modelja bukuroshe Jori Delli e cila la shtëpinë e BBV në sektaklin e kaluar është takuar me ish-banoren, Olta Gixhari.

Me sa duket modelja dhe aktorja janë bërë shoqe të ngushta me njëra tjetrën. Dyshja janë takuar në shtëpinë e Jorit. Sigurisht nuk munguan as videot dhe fotot gazmore në rrjete sociale.

@joridelli Zarf i Zi @Olta Gixhari #bbvipalbania #zarfizi ♬ original sound – ?

Jori ku ka postuar një video në TikTok me ish-konkurrenten Olta Gixhari. Edhe pse për hir të së vërtetës dy vajzat brenda shtëpisë nuk kishin një marrëdhënie shumë të mire dhe nuk shpenzonin shumë kohë me njëra -tjetrën kjo video i tregon shumë të afërta dhe komike.

Në video Jori dhe Olta shihen teksa improvizojnë nën tingujt e këngëtarit Noizy për të cilin Jori e ka shprehur hapur simpatinë e madhe që ka ajo ka shkruar zarf i zi në video ku teksti i këngës përshtatet me ikjen dhe marrjen e valixheve.


Shtuar 28.04.2023 08:18