Aksident i rëndë në aksin Vorë – Tiranë, ndërron jetë 41-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Vorë – Tiranë, ku një automjet ka përplasur një motor.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit R.M, 41-vjeç, ndërsa është arrestuar nga policia shoferi i automjetit L.D, 30 vjeç.

“L. D., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmbjen e djeshme, duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Vorë-Tiranë, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin R. M., 41 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën”, sipas policisë./albeu.com