Makina përplas kalimtaren në Shkodër

Një aksident ka ndodhur sot në Shkodër. Një mjet ka përplasur një këmbësore 55-vjeçare, e cila akualisht ndodhet në spital dhe po merr ndihmën mjekësore.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe hetimet për shkaqet e aksidentit kanë nisur.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 09:50, në sheshin “Demokracia”, shtetasi A. R., 65 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasen N. Gj., 55 vjeçe (këmbësore), e cila po merr aktualisht ndihmën mjekësore, në Spitalin Rajonal Shkodër.

65-vjeçari është dërguar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Shtuar 8.05.2023 11:31