Pezullohet nga detyra kreu i OFL-së

Pezullohet nga detyra Artan Shkëmbi, kreu i task forcës “Forca e Ligjit” Artan Shkëmbi.

Urdhri për pezullimin e tij mban firmën e drejtorit të përgjithshëm Ardi Velit. Ende nuk dihen arsyet e pezullimit të tij nga detyra.

Pak muaj më parë, Artan Shkëmbi kaloi me sukses procesin e Vettingut në polici duke qenë i pastër në të tri kriteret e vlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe anës profesionale.


Shtuar 28.09.2020 11:21