Aubameyang për Brojën: Mundohem ta këshilloj, ai është një lojtar i talentuar (VIDEO)

Pierre Emerick Aubameyang është intervistuar nga faqja zyrtare e klubit të tij të Chelsea në prag të sfidës ndaj Arsenal e cila do të luhet të dielën në orën 13:00.

Pasi është pyetur rreth kësaj ndeshjeje ku ai do të përballet ndaj ish-klubit të tij, Aubameyang gjithashtu ka folur edhe për Armando Brojën kur është pyetur.

Një sulmues ndodhet në pozicionin tënd, Armando Broja, a ke patur momente ku ke biseduar me të dhe a e keni ndihmuar atë deri më tani?

“Po ne kemi folur disa herë bashkë dhe jam përpjekur t’i jap atij disa këshilla. I them gjithmonë atij kur stërvitemi përpara portës që të mendojë gjithmonë se kur të ndodhet në këtë situatë, sikur të jetë shansi i tij i vetëm gjatë një ndeshje dhe të përpiqet ta fiksojë këtë gje. Mendoj se kjo do ta ndihmojë atë sepse kjo është e gjitha që unë mund t’i mësoj sepse ai është shumë lojtar i mirë, ai është shumë i shpejtë, është i fortë fizikisht dhe sigurisht i duhet vetëm finalizimi dhe të jetë pozitiv përballë portës”, është shprehur sulmuesi gabonez për talentin shqiptar, Armando Broja./ h.ll/albeu.com


Shtuar 5.11.2022 19:09