Marseille po lëviz për Ronaldon

Ka mbetur edhe një javë para mbylljes së merkatos verore në Evropë. Intriga kryesore është nëse Cristiano Ronaldo do të qëndrojë te Manchester United. Së fundmi, portugezi filloi të lidhej me Marsejën, ku mund të luante në Champions League.

Programi Debat Foot Marseille tha se klubi aktualisht po kryen kërkime marketingu dhe financiare për të vlerësuar mundësinë e nënshkrimit të një kontrate me Cristiano Ronaldon.

Kujtojmë se Manchester United në sezonin e ri do të luajë vetëm në Europa League dhe kjo është forca shtytëse e dëshirës së Cristiano Ronaldos për të ndryshuar klub. /albeu.com/


Shtuar 24.08.2022 17:04