Vuçiç kërkoi vendosjen e trupave serbe në Kosovë, vjen përgjigja e KFOR

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq raportohet se është kthyer nga manastiri i Hilandarit në Greqi ku ka qëndruar gjatë festave të Krishtlindjeve dhe sapo ka mbërritur në Presidencë i është dorëzuar përgjigja e KFOR-it për kërkesën për kthimin e forcave serbe në Kosovë, raportojnë mediat e afërta me të.

Sipas këtyre njoftimeve Vuçiq do të ketë një paraqitje në një televizion në Serbi ku mund të flas edhe për atë se çfarë i ka thënë NATO.

“Vuçiqi do të flasë për përgjigjen e KFOR-it, por edhe për përgjigjen e Serbisë dhe hapat e ardhshëm se si do t’i mbrojë serbët në Kosovë, të dielën në mëngjes në orën 10:00 në një intervistë për TV Pink”, ka raportuar tabloidi serb “Informer” që është një nga instrumentet informative të Vuçiq duke u thirrur në burime. /Express


Shtuar 7.01.2023 22:57