E rëndë, i riu shqiptar humb tragjikisht jetën në aksident rrugor (EMRI)

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Itali ku ka mbetur viktimë 36-vjeçari shqiptar Armando Kola, raportojnë mediat e huaja.

Ngjarja ndodhi në Provaglio d’Iseo, Breshia, Kola ishte duke u kthyer me motor nga puna dhe u përplas me një fuoristradë tip ‘Suzuki Vitara’.

Aksidenti ndodhi dje rreth orës 17:30 në rrugën 510 mes Prrovaglio dhe Camignone. Shqiptari me origjinë nga Shkodra Armando Kola, i cili po kthehej nga puna për në shtëpinë e tij, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Edhe pse një infermier që po udhëtonte në rrugë në momentin e aksidentit i dha ndihmën e parë në kohë si dhe autoambulanca nuk u vonua vendin e ngjarjes, fatkeqësisht 36-vjeçari kishte ndërruar jetë në vend.

Shoferi 37-vjeçar i fuoristradës ka mbetur i tronditur nga ngjarja por nuk pati dëme.

Trupi i pajetë i motoçiklistit të ndjerë u transferua në morgun civil. Policia po heton dinamikën e aksidentit për të zbardhur detaje të reja.


Shtuar 25.08.2023 21:16