Kryebashkiaku i Athinës i uron fitore Veliajt në zgjedhjet e 14 majit

Kryetari i Bashkisë së Athinës, Kostas Bakoyannis, i uron homologut të tij Erion Veliaj fitore në zgjedhjet e 14 majit.

Përmes një videomesazhi mbështetës, Kostas Bakoyannis thekson se Tirana nën drejtimin e Veliajt, në një kohë shumë të shkurtër është transformuar në një qytet modern, të gjallëruar, dinamik dhe metropolitan.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

Përshëndetje nga Athina!

Kam kënaqësinë të përcjell këtë mesazh dhe të mbështes mikun tim të mirë dhe të shtrenjtë Erion Veliaj. Të gjithë ju e njihni Erionin!

Ai është ambicioz dhe i kompletuar. Ai është i talentuar, shumë punëtor dhe karizmatik. Kam kaluar orë të tëra duke diskutuar me Erionin dhe duke ndarë dashurinë dhe entuziazmin e tij për Tiranën. Në një kohë relativisht të shkurtër, Tirana u bë kryeqyteti i rinisë, kulturës dhe sportit. Në një kohë shumë të shkurtër, kushdo që viziton Tiranën, ka mundësinë të shikojë transformimin e Tiranës moderne, të gjallëruar, dinamike, metropolitane. Ndaj është mirë të shkoni ta vizitoni.

Erion, të uroj shumë fat dhe suksese!”, shprehet Kreu i Bashkisë së Athinës, Kostas Bakoyannis.


Shtuar 22.04.2023 18:31