Ky është moti për ditën e nesërme

Gjatë ditës së nesërme moti do të vazhdojë me kthjellime në pjesën e parë të ditës.

Vetëm gjatë pasdites do të kemi shtim të vranësirave ku më të theksuara do të jenë në zonat malore.

Temperaturat janë në rritje sidomos gjatë mëngjesit duke u luhatur në vlerat 2°C deri në 23°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzimi 2 ballë.


Shtuar 12.03.2020 22:04