U tha se nuk kishte asgjë, çfarë po transportojnë blindat e ushtrisë në uzinën e Gramshit ku u kapën 3 spiunët rusë ?

Kanë kaluar katër muaj nga kapja dhe arrestimi i shtetasit rus Mikhail Zorin e Svetlana Timofoeva dhe ukrainasi Fadir Aplatov, të cilët u përleshen me dy ushtarët shqiptarë në uzinën e Gramshit.

Ndonëse u deklarua se në Çekin të Gramshit e cila është zonë ushtarake nuk ka asgjë të rëndësisë së veçantë, po ndodh e kundërta.

Mbrëmjen e sotme blinda të ushtrisë dhe mjete të tonazheve të renda duken në pamje që transportojnë materiale të rëndësishme nisur edhe nga blindat që duken në pamje të cilët i shoqërojnë teksa dalin nga fshati Çekin në qytetin e Gramshit.