Përplasja me Sabianin dhe raporti me Ledjanën? Mevlani i thotë të gjitha

Mevlan Shaba është personazhi i dashuri i dalë nga një reality televiziv. Pas daljes nga një format i tillë ai investoi më së shumti në muzikë, duke sjellë këngë njëra pas tjetrës. Kënga më e fundit që Mevlani ka publikuar është “Ku je”. Në programin ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin ai foli pikërisht për fokusin e tij në muzikë, e ndër të tjera dhe në bashkëpunimet që ka pasur.

Për këngën e fundit ai tha se nuk është një dedikim dhe çdo kush mund ta gjejë veten. Pyetjes që sigurisht nuk i shpëtoi ishte çfarë ndodhi mes tij dhe Sabianit. Të gjithë janë kuriozë të dinë se si janë marrëdhëniet mes tyre.

“Po kemi pasur disa keqkuptime, por nga dalja nga Big Brother e Sabianit i kemi qetësuar gjërat. Dhe jemi miq, flasim, takohemi, pimë kafe. Ndoshta në të ardhmen mund ta kemi dhe ndonjë projekt bashkë nuk i dihet”.

Një tjetër pikë që i ngacmon ndjekësit e tij eshte edhe raporti me Ledianën, nëse ka më kontakt mes tyre. Kjo duket edhe tek komentet që janë bërë në këngën e tij të fundit, ndjekësit e pyesin edhe aty nëse është një dedikim për të.

“E shoh shpesh në komente. Edhe ne dikur kur shihnim telenovelat dashuroheshim me personazhet. Të njëjtën gjë ka ndodhur me mua… pas ndarjes sonë shumë njerëz akoma mendojnë që çfarë do lloj kënge që unë nxjerrë është për atë, por nuk ka lidhje me atë apo me ndonjë njeri tjetër. Nuk kemi asnjë komunikim me të”.


Shtuar 7.09.2022 18:53