“CR7 u soll me arrogancë, është bërë barrë për skuadrën”

Fabio Capello ka folur për karrierën e Cristiano Ronaldos.

Çfarë mendoni për rënien e diskutueshme të karrierës së Ronaldos?

“Është faji i tij. Duke marrë parasysh se çfarë ka arritur në karrierën e tij, kjo nuk i bën merita.

Niveli i tij si lojtar nuk diskutohet, por në moment ka vepruar me arrogancë. Ai shkoi dhe iu ofrua skuadrave të tjera, duke mos gjetur askënd që do të besonte tek ai. Për ekipin është bërë pak barrë”, tha ish-trajneri i Real Madrid dhe Milan. /G.D albeu.com/


Shtuar 24.12.2022 20:37