Aksident i rëndë në Fushë Krujë, makina përplas për vdekje kalimtaren

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Fush-Krujë, ku një automjet ka përplasur për vdekje një kalimtare.

Automjeti me drejtuese shtetasin M.XH, 55 vjeç ka aksidentuar shtetasen L.R, 55 vjeçe.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat.

Njoftimi i policisë:

Krujë- Rreth orës 12:00, në fshatin Larushk, Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin M. Xh., 55 vjeç, ka aksidentuar shtetasen L. R., rreth 55 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi M. Xh., është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.