La Liga del bllof, zbulohet pika në kontratë që e lejon Messin të largohet falas

Vazhdon saga mes Leo Mesit dhe Barcelonës. Sulmuesi kërkon të largohet si lojtar i lirë , ndërsa ekipi katalanas insiston në klauzolën prej 700 milionë eurosh.

Së fundmi edhe La Liga doli me një deklaratë ku i jepte të drejtë Barcelonës për klauzolën prej 700 milionë eurosh. Por së fundmi gazetari Alfredo Martinez ka nxjerr bllof si La Ligën ashtu edhe Barcelonën.

Gazetari tregon një pikë në kontratë ku tregon se Mesi ka qenë shumë korrekt me drejtuesit e Barcelonës. “Bëhet fjalë për një kontratë prej tre sezonesh plus një vit tjetër. Në vitin e katërt futet në fuqi klauzola që e lejon Mesin të largohet pa u paguar 700 milionë euro.

Dëmshpërblimi prej 700 milionë eurosh nuk do aplikohet kur prishja e kontratës nga futbollisti do të ketë efekt në fundin e sezonit 2019-2020”, përfundon postimi i Martinezit.


Shtuar 30.08.2020 17:00