SPAK lëshon 20 urdhër arreste, shkatërrohet grupi kriminal

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndërmarrë një operacion ndaj një grupi kriminal të trafikut të drogës.

Mësohet se SPAK ka lëshuar 20 urdhër arreste për trafik narkotikesh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet italiane, në disa qytete si Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë e Korçë.

Lidhur me operacionin pritet të ketë edhe një konferencë për mediat në SPAK ku do të jepen detajet lidhur me identitetet e personave të arrestuar.

Vijon..


Shtuar 27.06.2023 10:47