Aksidenti në rrethana misterioze në Fier, gjenden pjesë të mjetit në lumin Seman, shtohen dyshimet për skenarin e frikshëm

Shtohen dyshimet që mjeti që u përplas në orët e para të mëngjesit sot në urën e Mbrostrait në Fier të ketë rënë në lumin Seman.

Polumbarët e RENEA-s kanë gjetur në lumin Seman poshtë urës së Mbrostarit pjesë të përparme të mjetit.

Ndërkohë më herët në anë të rrugës policia gjeti target e automjetit.

Nga verifikimet rezultoi se targa i përket një automjeti të marrë me qira nga shtetasi Mateo Lika, 26 vjeç, banues në Fier, me të cilin nuk është bërë e mundur marrja e kontaktit pasi numri telefonit del i fikur./albeu.com/