Hoti konfirmon ministrat nga LDK, ja emrat (VIDEO)

LDK sapo ka përfunduar mbledhjen e Kryesisë së saj në të cilën është vendosur se kush do të jenë ministrat në Qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti.

Hoti në konferencë ka dhënë emrat e zyrtarëve që do të drejtojnë dikaster qeveritar.

Pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, Hoti ka prezantuar këtë listë:

Driton Selmanaj, zëvendëskryeministër

Agim Veliu, ministër i Punëve të Brendshme

Arban Abrashi, ministër i Infrastrukturës

Anton Quni, ministër i Mbrojtjes

Vlora Dumoshi, ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Armend Zemaj, ministër i Shëndetësisë

Hykmete Bajrami, ministre e Financave


Shtuar 2.06.2020 17:44