Pretendon të bëhet kryetar i PD, e gjeni dot kush është?

Shikim drejt objektivit, xhup gri, një orë plastike në dorën e majtë dhe dy gishta të ngritur me dorën e djathtë në shenjë gëzimi. Mars 1991, stacioni hekurudhor i Monguelfo-s në Bolzano.

“Jam unë, isha 13 vjeç. Fotoja është e Guido Perini-t, një fotografi vendas që ishte aty për të dokumentuar mbërritjen e emigrantëve shqiptarë”, thotë Agron Shehaj duke parë foton.

Agron Shehaj u lind në qytetin e Vlorës. Ai emigroi drejt Italisë bashkë me familjen në vitin 1991. Shkollën e mesme e kreu në Bolzano, Itali, ndërsa studimet e larta për ekonomik i përfundoi në Firenze.

Kompanitë e themeluar prej tij sot ofrojnë shumëllojshmëri shërbimesh teknologjike, përfshi marketing digjital, në Itali, Britani të Madhe dhe SHBA.

Në vitin 2017 Agroni vendosi të përfshihet në politikën aktive, dhe u zgjodh deputet i PD-së në Kuvendin e Shqipërisë. Ndersa pas humbjes së zgjedhjeve të 25 Prillit 2021, Agrohen Shehaj vendosi të kandidojë përballë Lulzim Bashës dhe dy figurave të tjera, Fatbardh Kadillit dhe Edit Harxhit dhe doli i dyti pas Bashës.