Nuk është stomaku, mjekët tregojnë organin që mbetet i dëmtuar deri në një vit pas Covid

Ndërsa numri i personave që kanë simptoma afatgjata pasi kalojnë COVID-19 vazhdon të rritet, shkencëtarët dhe mjekët po punojnë për të kuptuar pse po ndodh kjo. Krahas kësaj, ata po përmbledhin më në thellësi simptomat që pacientët po përjetojnë.

Sipas studiuesve nga Universiteti i Milanos, disa nga këto simptoma shkaktohen nga infeksionet e gjata të gjëndrës tiroide. Gjëndra tiroide ndodhet në qafë dhe është përgjegjëse për prodhimin e hormoneve të nevojshme për funksionimin e duhur të trupit.

Studiuesit italianë thonë se virusi COVID-19 mund të ndikojë në funksionimin e këtyre gjëndrave deri në një vit pas infeksionit fillestar, pas raportimeve nga pacientët që përjetojnë “mosfunksionim të tiroides”.

“Ekziston një lidhje e qartë midis mosfunksionimit të tiroides dhe sëmundjes COVID-19”, – është shprehur Illaria Muller, prof. në Universitetin e Milanos.

Hormonet që gjëndra tiroide lëshon në trup janë thelbësore për rritjen, metabolizmin dhe zhvillimin e trupit. Për më tepër, gjëndra do të lëshojë hormone shtesë kur trupi ka nevojë për një rritje të energjisë, si për shembull gjatë shtatzënisë.Në një studim të pacientëve me coronavirus, tiroiditi ishte një dukuri e shpeshtë. Tiroiditi ndodh kur gjëndra tiroide inflamohet. Në varësi të formës së gjendjes, ajo mund të trajtohet me antibiotikë.

Ndërkohë, fokusi vazhdon jo vetëm tek ajo që shkakton simptomat afatgjata të COVID-19, por edhe se si mund të trajtohet.