“Kurrë s’kam ndaluar së ëndërruari”, Rita Ora tregon nga Tirana kur do të publikojë albumin e ri

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinj, studentë të Liceut Artistik të Tiranës.

Ajo ka treguar se të rinjtë duhet të tregohen të durueshëm për të arritur gjëra të mrekullueshme, ndonëse sipas saj është e vështirë.

“Unë kurrë s’kam ndaluar së ëndërruari”, është shprehur këngëtarja Rita Ora.

Këngëtarja ka këshilluar të rinjtë që të mos heqin dorë dhe të realizojnë ëndrrat e tyre.

Gjithashtu ajo zbuloi se në janar do të publikojë albumin e saj dhe se do të pjesë e një filmi.

Kujtojmë se Rita Ora do të bëjë një koncert falas më 6 shtator në Tiranë, në Sheshin Skënderbej./albeu.com/