Capello për Dybala: Te Roma ai do të ndryshojë ekuilibrat, me Zaniolon dhe Abraham bëhen të frikshëm

Fabio Capello, ish-trajneri i Romës, ka dhënë një intervistë për median italiane, “Il Messanggero”, duke analizuar afrimin më të ri të Romës, Paulo Dybala.

“Unë mendoj se ai do të ndryshojë ekuilibrat te Roma. Ai është një lojtar i madh, një nga ata që bëjnë diferencën.

Roma ka pësuar ndryshime dhe tani mund të bëjë diçka më shumë në Serie A. Dybala në sulm me Abraham dhe Zaniolo-n do të jenë të frikshëm për mbrojtjen e ekipeve të tjera në ligën italiane”, kështu është shprehur ish-tekniku kampion bote me Italinë./h.ll/albeu.com


Shtuar 19.07.2022 21:24