Çmontohet banda e trafikut të drogës në Itali, mes të arrestuarve dhe 3 shqiptarë

Policia italiane ka çmontuar një bandë të trafikut të drogës dhe ka vënë në pranga 5 persona, (2 italianë të moshës 52 dhe 45 vjeç dhe 3 shqiptarë të moshës 55, 22 dhe 27 vjeç)

Ata janë arrestuar nga Karabinierët e Compagnia di Bra me akuzën e “shoqërimit kriminal me qëllim trafikimin e paligjshëm të narkotikëve ”.

Masat e paraburgimit u dhanë në përfundim të një hetimi të detajuar për të luftuar trafikun e kokainës në zonën e Braiide. Një hetim i nisur qysh në maj 2019 , me arrestimin e dy shqiptarëve të gjetur në zotërim të 50 gram kokainë dhe 14 mijë euro cash, të përfituara nga pazari i drogës.

Përveç 5 të arrestuarve, gjatë shtatë muajve të aktivitetit, ushtarakët arrestuan në flagrancë edhe 8 subjekte të tjerë të trafikut të drogës , u gjetën rreth 3 kg kokainë dhe sekuestruan cash në një vlerë totale prej rreth 25.000 euro./albeu.com


Shtuar 30.01.2023 08:32