Juventus, Kostic: Jam shumë i lumtur për golin

“Jam shumë i lumtur për golin tim, por mbi të gjitha për fitoren sepse ishte shumë e rëndësishme për ne. Duhet të vazhdojmë kështu, falenderoj Vlahovic për asistimin dhe shpresoj t’ia kthej në të ardhmen e afërt.”

Kështu ka deklaruar Filip Kostic, anësori i Juventus, duke komentuar fitoren ndaj Bologna në mikrofonat e “DAZN”.

“Tifozët janë shumë të rëndësishëm për ne, duhet të harrojmë atë që ndodhi në muajin e fundit dhe të mendojmë tashmë për ndeshjen e radhës në Champions League”, shtoi anësori serb./h.ll/albeu.com


Shtuar 3.10.2022 08:40