Primaret e PD-së në Tiranë, Ilir Alimehmeti shpall nesër kandidaturën

Një nga emrat më të përfolur si kandidat në Primaret e PD-së për bashkinë e Tiranës është mjeku i njohur Ilir Alimehmeti.

Gjatë gjithë kësaj kohe është përfolur për emrat e mundshëm për kandidat në Bashkinë e Tiranës por burime për abcnews.al ka mësuar se pritet të shpallë kandidaturën ditën e nesërme në orën 11:00.

Deri më tani, kandidaturën për Primaret e Tiranës, e kanë shpallur Belind Këlliçi dhe Gerti Bogdani. Më herët Alimehemti u shpreh në ABC se ishte i gatshëm të shpallte kandidaturën nëse do të kishte indicie nga PD.