Përplasen “kokë më kokë” dy mjete në Vlorë, lëndohet e moshuara

Një aksident ka ndodhur sot në aksin Vlorë – Kuç, ku një mjet tip Benz është përplasur kokë më kokë me një mjet tip Jaguar.

Për pasojë ka mbetur e lënduar një 70-vjeçare, e cila është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:20, në aksin rrugor Vlorë – Kuç, në fshatin “Tërbaç”, shtetasi H. R., duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “Jaguar” që drejtohej nga shtetasi J.Dh.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja që ndodhej në automjetin tip “Benz” , shtetasja H. Xh., 70 vjeçe, banuese ne fshatin “Kallarat” , e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të aksidentit.


Shtuar 27.07.2023 10:56