U ftua në përvjetorin e krijimit të PS, Kryemadhi zgjedh të mos shkojë! Por kush u bashkua nga LSI

Në festën që po organizohet në oborrin e selisë rozë për 31 vjetorin e krijimit të PS u ftuan edhe politikanë të LSI-së dhe nga parti të tjera opozitare.

Mes të ftuarve ishte edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e cila ka zgjedhur të mos jetë e pranishme.

Të pranishëm nga LSI, kanë qenë deputetja Erisa Xhixho dhe Sekretari i Përgjithshëm, Endri Braimllari.

Ndërsa nga partitë e tjera opozitare, ka qenë i pranishëm edhe kryetari i partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka i cili sëfundmi ka njoftuar edhe kandidimin veçmas në zgjedhjet e ardhme lokale dhe jo në koalicion me PD-në.