Bashkëshortja feston ditëlindjen, Ermal Fejzullahu i bën publikisht urimin romantik (FOTO LAJM)

Bashkëshortja e Ermal Fejzullahut feston sot ditëlindjen e saj. Këngëtari ka zgjedhur të publikojë një foto të saj krah katër fëmijëve duke i dedikuar fjalët më të bukura të dashurisë.

“Urime ditëlindjen zemra ime, i bëfsh edhe 100 bashkë me të gjitha të mirat në jetë. Faleminderit që mi ke dhuruar katër yje. Të duam shumë. Babi, Arti, Buna, Era dhe Ana”, ka shkruar Fejzullahu krah këtij postimi.

Nuk dihet ende se çfarë dhurate ka vendosur t’i bëjë Ermali kësaj here bashkëshortes së tij, megjithatë kujtojmë se disa muaj më parë ai vendosi t’i blejë një makinë të re të firmës ‘Range Rover’.


Shtuar 18.05.2020 09:54