Tmerr në ajër, në fillim një zhurmë e madhe pastaj u ulën maskat e oksigjenit: Çfarë ndodhi me avionin e American Airlines

Pasagjerët e një fluturimi të American Airlines me destinacionin Floridan përjetuan momente të tmerrshme, pasi avioni humbi lartësi me shpejtësi, rreth 5 mijë metra në tre minuta, ndërsa më parë ishte dëgjuar një zhurmë e fortë.

Ndërkohë që kabina ishte mbushur me një aromë djegieje, nga sipër zbritën maskat e oksigjenit që tregojnë se në kabinë ka rënë presioni i ajrit.

Në këto kushte, pilotët duhet të ulin avionin nga lartësia 11-12 mijë metra në 7-8 mijë metra në mënyrë që të stabilizohet presioni i ajrit në kabinë teksa pasagjerët marrin frymë me maska oksigjeni.

Mirëpo, kjo eksperiencë ka qenë e tmerrshme për pasagjerët, të cilët edhe kanë publikuar pamje nga brenda kabinës. /albeu.com

NDIQNI GALERINË E MËPOSHTME:


Shtuar 14.08.2023 10:33