“Të keqen mami hap sytë”, 14-vjeçarja largohet me valixhe nga shtëpia, prindërit të shqetësuar: Iku në Tiranë, ma gjeni

Një 14-vjeçare nga Patosi rezulton e zhdukur prej tre ditësh.

Familja e saj e shqetësuar ka ngritur alarmin në polici.

E mitura, me inicale  J. M., nxënëse e klasës së tetë në shkollën 9-vjeçare “Koli Dimo” në Frashër është larguar me një valixhe nga shtëpia.

Sipas prinërve, vajza është parë në terminalin e Fierit ku është larguar drejt Tiranës.

Prindërit Artjan dhe Luiza Metaj bëjnë apel njëzëri që vajza të kthehet sa me parë në shtëpi. Ata kanë bërë denoncim në Komisariatin e Policisë Patos dhe kanë kërkuar ndihmën e uniformave blu për ta gjetur.

“Iku me valixhe. E kishin parë në Fier. Më tha goca e xhaxhait, që e kishin parë në foto. Kur e pyetën se ku po shkonte, kishte thënë; do iki t’i çoj rrobat kushërirës. Më nisën foto që po ikte. Kishte ikur me autobus në Tiranë, nuk e kishin kapur dot. Nuk dimë gjë ne. Nuk kemi folur me të. Tani jemi në dorë të shtetit. Ka marrë rrobat e saj, pjastër, sandale. Nuk e dimë se me kë mund të jetë larguar. Asgjë nuk dimë se me kë mund të jetë. Nuk më tregonte asgjë. I thoja; ça ke ndonjë të re, të keqen mami hap sytë. Nuk më tregonte asgjë. Ajo ikte nga shkolla, më thanë shoqet. Nga shkolla asnjë s’më tha gjë se ishte larguar. Nuk di gjë. E kërkoj të ma gjej shteti. Isha jashtë kur ka ikur vajza. Kishte fikur dhe telefonin”, tha nëna.

Sipas prindërve vajza ka mbyllur telefonin dhe që prej mesditës së djeshme nuk përgjigjet në telefon.

Babai: I kam rënë atë ditë. Ka qenë hapur, pastaj është mbyllur.

-Ka pasur ndonjë motiv për t’u larguar?

Babai: Jo.

-Ndonjë të dashur?

Babai: Mirë e bëre që e the, por nuk di gjë. Nuk kam marrë vesh asnjë gjë.

-Nuk kishte dhënë shenja?

Babai: Fare, fare, fare!

/albeu.com.


Shtuar 24.06.2023 12:29