Nuk e dinim, djali i ambasadores një reper fenomenal! Vlashent Sata surprizon Elsa Hastad

Në programin ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin u transmetua një kartolinë me disa këngë të djalit të ambasadores së Suedisë në Shqipëri, Elsa Hastad. Shumë pak e dine në Shqipëri, por Young Lean numëron miliona klikime si një nga reperat më hit në Suedi.

Elsa u emocionua pa masë nga surpriza e Ermalit dhe  u shpreh se ai është supërstar i saj .

“Kjo ishte një dhuratë shumë e madhe për mua dhe jam shumë krenar për të. Nuk e prisja këtë gjë, faleminderit. Është supër stari im, ne jemi shumë të ngjashëm. Në pamje duket si babai I tij, por nga brenda jemi njësoj, jemi në profesione totalisht të ndryshme, por jemi shumë pranë njeri-tjetrit”, rrëfeu ambasadorja.

Ndër të tjera ajo shtoi se në fillim nuk e kishin idenë për videoklipet dhe të bërit muzikë, ai nuk ishte I trajnuar dhe e bënte këtë fshehurazi. Sipas saj, pas publikimit të videoklipit, ditë pas dite filloi të shikohej nga të gjithë, dhe njerëzit e merrnin nga vende të ndryshme. Moment të vështirë mes tyre rrëfeu trajtimin psikiatrik që mori djali, moment reflektuar në këngën e tij ‘Agony’.

Një moment emocionues për Elsën ishte edhe videomesazhi I këngëtarit Vlashent Sata, I cili është edhe këngëtari I saj I preferuar.  Vlashenti e falenderoi për ndjeshmërinë e bujarinë, dhe gjithçka që bën për njerëzit në vendin tonë për të lidhur kulturat e dy vendeve.


Shtuar 11.11.2021 19:00