Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë bërë të mundur nxjerrjen e 86-vjeçarit me inicialet Mustafa Kosova, i cili është dërguar në Spital për ndihmë mjekësore, ndërsa është nxjerrë e pajetë 84-vjeçarja Alije Kosova.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 07.05.2023, rreth orës 06:00 në lagjen “11 Janari”, Kuçovë në një banesë ku jetonin shtetasit
M.K 86 vjeç dhe A.K., 84 vjeçe (bashkëshortë), ka shperthyer një bombol gazi dhe për pasojë një pjesë e banesës është rrëzuar.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe deri në këto momente kanë bërë të mundur nxjerrjen e shtetasit M.K, i cili është dërguar në Spital për ndihmë mjekësore.

Vijon puna për nxjerrjen e shtetases A.K. Në vendngjarje ndodhen ekspertët zjarrfikës, kriminalist dhe Njësia speciale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Pas përfundimit të veprimeve paraprake në vendngjarje do të ketë informacion të plotë.