Putin shfaqet për herë të parë që nga sulmi me dron ndaj Kremlinit

Vladimir Putin është parë për herë të parë që kur Moska pretendoi se ai ishte subjekt i një atentati.

Transmetuesi shtetëror rus RU-RTR raporton se Putin ka zhvilluar një takim me ministrin e zhvillimit ekonomik Maxim Reshetnikov për ekonominë e vendit.

Duke diskutuar situatën në zonat në kufi me rajonet e aneksuara të Ukrainës, Putin është shprehur se “njerëz të fortë punojnë atje” dhe kërkoi që të vazhdojë të ndihmojë biznesmenët në ato zona.

Kremlini pretendoi dje se dy drone u përpoqën të sulmonin rezidencën zyrtare të presidentit rus, por dështuan.

Kremlini ka fajësuar Ukrainën për sulmin, duke pretenduar se ishte urdhëruar nga Uashingtoni.

Si Ukraina ashtu edhe SHBA-ja i kanë hedhur poshtë këto pretendime dhe shumë ekspertë perëndimorë kanë sugjeruar se ishte një operacion i organizuar nga Rusia për të rritur mbështetjen e publikut për luftën./albeu.com