Ranë në pus ndërsa po e pastronin, ndërron jetë njëri prej dy burrave në Mallakastër

Ka ndërruar jetë njëri prej dy burrave që ranë në pus, sot në Mallakastër. Mësohet se ka ndërruar jetë 38-vjeçari Besnik Veliaj.

Kujtojmë se dy burrat po pastronin pusin dhe fatkeqësisht kanë rënë brenda. Ata u nxorrën me shenja jete, por 38-vjeçari nuk ka arriur të mbijetojë.

Ndërsa 33-vjeçari Bledar Bregu po merr ndihmë mjekësore në spital.

Të dhënat nga vendi i ngjarjes, bëjnë të ditur se Bledar Bregu dhe Besnik Veliaj mund të jenë asfiksuar nga gazi që lëshonte pompa me të cilin po bënin shpimin e pusit. Hetimet për ngjarjen vazhdojnë./albeu.com