Zarf i zi në shtëpinë e BB VIP2, banorët supozojnë arsyen (VIDEO)

Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP2”, ka hyrë pasditen e sotme një zarf i zi. Banorët nuk ia kanë idenë se cila mund të jetë arsyeja dhe kanë nisur që të aludojnë rreth tij.

Disa prej tyre thonë se zarfi i zi është për shkak se kanë folur rreth nominimeve. Madje të tjerë kujtojnë zarfin e zi të pak ditëve më parë kur u eliminua Kejvina Kthella, për shkak se goditi me shpullë Luiz Ejllin. Nga ana tjetër Olta dhe Xhonatani e kanë pritur me të qeshura atë.

Por Luizi mendon se ka të bëjë me të, duke qenë se pak më herët sot teks apo bisedonte me Kristin, i tha se ‘nëse do të ishin jashtë, do ishte bërë lajm i fundit’. Debati mes tyre nisi për shkak të një fjalie që Kristi tha për Kiarën, që do e ‘kishte kapur për pak kohë’.


Shtuar 24.01.2023 20:52