Lufta në Ukrainë/ Bombardimet ruse vrasin katër civilë në Zaporizhia

Katër persona u vranë dhe 11 u plagosën, si pasojë e bombardimeve ruse në një zonë të banuar në qytetin kufitar të Orihiv në rajonin Zaporizhia të Ukrainës , ndërkohë që po shpërndahej ndihma humanitare, njoftoi sot guvernatori rajonal.

Yurii Malasko tha se tre gra dhe një burrë kanë vdekur, të gjithë të moshës rreth 40 vjeç .

Ai shtoi gjithashtu se Rusia kreu 36 sulme në 10 vendbanime në rajonin e Zaporizhia.

Sakaq Reuters ka theksuar se nuk mund të verifikonte në mënyrë të pavarur këtë informacion. Të dyja palët mohojnë të kenë shënjestruar civilët në luftën e Rusisë në vendin fqinj./albeu.com/


Shtuar 10.07.2023 09:30