EMRI/ Pjesëtar i grupit kriminal, merr fund arratia për të riun nga Tirana, i dënuar me burgim në Itali

Është arrestuar në Shqipëri 26-vjeçari nga Tirana, i dënuar me burgim në Itali për veprën penale “Pjesëmarrja ne grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Uniformat blu bëjnë me dije se 26-vjeçari, Arman Alla,  është kapur në një lokal në rrugën “Medrar Shtylla” në Shkodër.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Njoftimi policise

DVP Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me DVP Shkodër, operacioni policor i koduar “Ricercato”.

Kapet në Tiranë dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pjesëtar i një grupi kriminal me aktivitet trafikimin e narkotikëve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me DVP Shkodër, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ricercato”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Komisatiatit të Policisë Nr. 2, në një lokal në rrugën “Medar Shtylla”, kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin A. A., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, me vendimin e datës 14.05.2021 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja ne grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

/albeu.com/

 


Shtuar 21.06.2023 12:19