Lufta në Ukrainë, Rusia kalon në ‘Planin B’

Teksa konflikti në Ukrainë vijon të përshkallëzohet, duket se Rusia do të ndryshojë strategji.

Sipas ekspertëve amerikanë, Rusia e cila nuk mundi të përparonte me shpejtësinë që priste në Ukrainë ka aktivizuar ‘Planin B’ të saj.

Wall Street Journal e cila ka cituar zyrtarë amerikanë, rezistenca e paraqitur nga Ukraina në tre javët e fundit e ka detyruar Putinin të aktivizojë ‘Planin B’.

Sipas zyrtarëve amerikanë, Rusia do të vazhdojë me rrethime të gjata dhe shkatërruese në vend të sulmeve gjiithëpërfshirëse për të bindur Kievin.

Qëllimi i këtij plani është të bindë Kievin të heqë dorë nga Krimea dhe Donbasi lindor.

Ajo që ndodhi në Mariupol në jug shihet si një element i këtij plani.

Qyteti mes Krimesë dhe Donabasit ka qënë i rrethuar prej javësh.

80% e strukturave civile në këtë qytet janë bombarduar nga sulmet ruse.

Shumë qytete në veri përfshirë Sumin janë nën bllokadë.

Presidenti rus Vladimir Putin po përpiqet gjithashtu të bindë Ukrainën që të heq dorë nga anëtarësimi në NATO dhe të qëndrojë neutrale nga tani e tutje.

Edhe pse Kievi është gati të bëjë lëshime për NATO-n dhe neutralitetin në negociata, aktualisht nuk ka asnjë shenjë se do të heqë dorë nga territoret e saja përfshirë Krimenë dhe Donbasin.

Ndërsa administrata e Mariupolit ka refuzuar thirrjen e ministrisë ruse të mbrotjes për  t’u dorëzuar pavarësisht lajmeve se ushtarët rusë kishin avancuar në qendër të qytetit.