Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për datën 18 prill 2023

Gjatë ditës së sotme moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura por nuk do të mungojnë edhe alternimet e herëpashershme me kthjellime.

Temperaturat minimale sot do të shkojnë der në 3 gradë celcius, ndërsa maksimalet der në 18 gradë celcius.

Përgjatë ditëve në vijim vranësirat kryesisht në orët e mesditës dhe ato të pasdites do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar. Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave por lokalisht ato do të jenë edhe në formën e stuhive dhe rrebesheve afatshkurtër shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Duke filluar nga dita e premte parashikohet një përmirësim gradual i kushteve atmosferike.

Moti parashikohet kryesisht me kthjellime por përsëri vranësirat e mesditës dhe pasdites shoqëruar me reshje shiu të dobta dhe lokale./albeu.com/


Shtuar 18.04.2023 08:11

Tags: