Sot takim i ri Zaev-Gashi! A do të ketë marrëveshje?

Ditën e sotme do të zhvillohet takimi i ri mes kryeministrit në detyrë, Zoran Zaevit dhe kryetarit të Alternativës, Afrim Gashit.

Kryesia Qendrore e Alternativës të premten vendosi që të autorizojë Gashin që të nis bisedimet me të gjithë aktorët politik, me kryeministrin, por eventualisht edhe me mandatarin e ri, që vendi të del nga kriza politike. Gashi dhe Zaev kishin takim me 19.11.2021.

Në mbledhjen e Kryesisë Qendrore të LSDM-së, që gjithashtu u mbajt të premten, u konstatua dorëheqja e Zaevit nga pozita e liderit të LSDM-së, por iu dha legjitimiteti për bisedime për shumicë të re parlamentare./albeu.com/