Si ta bëni fëmijën tuaj të hajë më pak sheqer

Sado që t’u shpjegoni fëmijëve vazhdimisht se ushqimet me shumë sheqer mund të çojnë në probleme shëndetësore, si obeziteti dhe prishja e dhëmbëve, ata e kanë të vështirë ta kuptojnë dhe ta pranojnë këtë.

Sado i vështirë të jetë inkurajimi i tyre për të ngrënë më shëndetshëm, nuk është e pamundur.

Këtu janë disa mënyra të thjeshta për të reduktuar sheqerin:

Kreativiteti

Ka aq shumë perime sa që nëse dikush mbulon të gjithë gamën nuk ka kohë të mërzitet prej tyre. Kushti, natyrisht, është të përdorni imagjinatën tuaj. Ngjyrat e ndezura dhe teksturat interesante do t’ju ndihmojnë ta arrini këtë. Është gjithashtu e rëndësishme të kombinoni shijet që dini se fëmijët i pëlqejnë me përbërës të rinj.

Shumëllojshmëri

Shumëllojshmëria është shumë e dobishme në këtë proces. Në vend që t’i jepni fëmijës vetëm një zgjedhje, është mirë të keni në dispozicion 2-3 alternativa. Fëmija duhet të ketë autonominë për të zgjedhur. Prandaj është mirë që në shtëpi të keni ushqime si kos i thjeshtë pa sheqer, arra, rrush të thatë apo fruta të tjera të thata.

Shmangni pijet me sheqer

Edhe pijet në dukje të shëndetshme shpesh përmbajnë shumë sheqer. Edhe pse pijet joalkoolike konsiderohen si opsioni më i pashëndetshëm, lëngjet e frutave dhe smoothiet nuk janë aq të shëndetshme sa duken. Uji i aromatizuar mund të përmbajë gjithashtu sheqer.

Edhe pse shumë fëmijë mund të jenë të pakënaqur me shijen, duke shtuar një lëvozhgë limoni ose portokalli ose duke bërë një smoothie me ujë, luleshtrydhe dhe pak nenexhik, mund t’i ndihmoni fëmijët të qëndrojnë larg pijeve joalkoolike. /albeu.com


Shtuar 26.02.2023 19:20

Tags: ,