COVID-19/ Rikthimi i viktimave dhe shifra të larta infektimesh, Bino: Sfida jonë janë moshat e reja, emergjente vaksinimi

Prej ditësh, në vendin tonë, por edhe në botë, ka pasur një rritje të ndjeshme të infektimeve, si edhe të jetëve të humbura.

Shefja e Shërbimit Epidemilologjik ISHP, Silva Bino, e ftuar në “Open” i ka bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen, si mjeti më i mirë për t’u mbrojtur ndaj këtij virusi që sipas saj ende nuk e njohim mirë sjelljen e tij.

“Është e domosdoshme dhe urgjente”, kështu u shpreh Bino gjatë fjalës së saj në ‘Open’.

“Një arsye e fortë në lidhje me rezistencën ka qenë edhe nga komuniteti mjekësor sepse shpesh COVID është ngatërruar me gripin dhe COVID nuk është grip është më i rëndë. Po ashtu edhe neglizhenca sidomos e të rinjve është një tjetër arsye e fortë. Sfida jonë është me moshat e reja sidomos me moshat nën 40-vjeç. Ai person që nuk ka marrë asnjë dozë duhet të vaksinohet.

Këta persona duhet të vaksinohen sepse bëhen rrisk edhe për të tjerët sepse nxisin qarkullimin e infeksionit në vend. Marrja e dozës së tretë duhet të jetë e detyrueshme edh për personelit. Vaksinimi me dozën e tretë apo edhe dozën e katërt është mbrojtës….Ne s’e njohim akoma mirë sjelljen e virusit COVID. Edhe fenomeni Erbau, i rishfaqjes është një element që po studiohet… Por një gjë është e njohur se vaksina mbron nga format e rënda dhe maska gjithashtu mbron. Një nga rrugët ku ne po përpiqemi është që të punojmë më mirë me komunitetet dhe të jenë të shënjuara. E ke kaluar Covid dhe nuk ke më nevojë për vaksinim këto janë këshilla që nuk vlejnë, vaksinimi është urgjent”, tha Bino. /albeu.com